KONCEPTI I FIRMAVE USHTRIMORE Firma ushtrimore eshte nje vend dhe nje forme e re te mesuari qe ka si objektiv kualifikimin e te rinjve ne kushtet e nje tregu i cili po globalizohet vazhdimisht, i cili kerkon personel fleksibel te afte per t'u pershtatur me kushte ne ndryshim, te afte per te punuar ne menyre te pergjegjshme dhe te pavarur dhe per te qene krijues.
Ne firmen ushtrimore mesimi zhvillohet i orientuar nga praktika dhe nxenesi vihet ne qender te cdo veprimtarie e cila kryhet ne menyre te pavarur duke zbatuar njohurite teorike te marra ne shkolle. Ne firmen ushtrimore i kushtohet rendesi jo vetem formimit te aftesive profesionale, por edhe atyre sociale dhe per te realizuar kete kerkohet nje komunikim i hapur dhe nje bashkepunim konstruktiv i faktoreve. Te mesuarit ne firmen ushtrimore mund te zevendesoje praktiken ne ndermarrje duke e " sjelle ndermarrjen ne shkolle".Gjithashtu ai mund te sherbeje edhe si nje plotesues per mesimin teorik.
Avantazhet e te mesuarit ne FU
- Ne ndryshim nga mesimi tradicional te mesuarit ne FU u krijon nxenesve mundesi te krijojne situata dhe zgjidhin probleme ne menyre te pavarur. Nxenesit kane me shume hapesira, sepse edhe disa zgjidhje mund te jene te pranueshme.
- Permbajtjet e teorise shkrihen me ato te praktikes dhe nxenesit ndodhen ne situata konkrete praktike. Tashme mesimi nuk zhvillohet me i ndare ne lende te vecanta.
- Te mesuarit konceptohet si nje proces i cili bazohet ne zhvillimin e njohurive te marra dhe jo vetem ne nje perseritje te thjeshte teorike te njohurive ekzistuese te marra ne lende te ndryshme.Prej nxenesve kerkohet te planifikojne ne menyre te pavarur dhe te pergjegjshme, te kryejne detyrat dhe te organizojne, te kontrollojne dhe reflektojne.
- Ne FU punohet ne grup dhe kjo nxit frymen e bashkepunimit e te tolerances, komunikimin dhe kooperimin dhe njekohesisht ben te mundur mbulimin e deficiteve personale dhe rritjen e besimit ne vetvete. Duke punuar ne FU nxenesit kane mundesi me te medha te vleresojne veten e tyre si dhe shoket.
- Hapesirat e lira te cilat ne FU nuk jane nje perjashtim, por praktike normale, mundesojne zhvillimin e personalitetit te nxenesve.
- Zgjedhja e metodes se punes behet duke pasur parasysh qe nxenesi trajtohet si partner : nxenesit mund te vendosin vete se cilat rruge do te ndiqen per zgjidhjen e problemeve te lindura dhe mjetet qe do te perdoren. Detyre e grupit te udheheqesve eshte paraqitja e metodave te mundshme dhe nxitja e nxenesve per zgjedhjen dhe zbatimin e tyre.
- Duke punuar ne menyre te pavarur dhe marre persiper pergjegjesi, nxenesit mund te mesojne edhe nga vete gabimet e bera prej tyre gjate procesit te punes dhe te te nxenit. Gjithashtu ata mesojne te jene me fleksibel dhe kreative ne punen e tyre.
FU marrin kerkesa, porosi, dhe poste nga ndermarrje te tjera, pra bashkepunojne ne nje treg te firmave ushtrimore. Ato mund te funksionojne si ndermarrje tregtare, transporti, prodhimi, sherbimesh, etj. Ato shkembejne ndermjet tyre tere dokumantacionin e nevojshem te maredhenieve tregtare ndermjet firmave reale. Gjithashtu mallrat dhe sherbimet e blera paguhen, gje qe do te thote qe cikli tregtar dhe ai i qarkullimit te pagesave trajtohen ne menyre te plote. Megjithese mallrat dhe sherbimet nuk ekzistojne fizikisht, procedurat tregtare qe lidhen me tregtimin dhe pagesen e tyre nuk dallojne nga ato realet. Perballja me tere procedurat reale e ben te mesuarin me te sukseshem.
Ne menyre qe te lehtesohet i mesuari i tere veprimeve qe lidhen me qarkullimin e pagesave ne dipozicion te firmave ushtrimore qendron nje sistem bankar. FU zhvillon veprimtarine ne nje treg nderkombetar gje e cila mundeson aplikimin e nje sere maredheniesh sasiore dhe cilesore te paplanifikuara me partnere te huaj. Shumellojshmeria e FU ofron nje asortiment shume te gjere produktesh ne te tere shkallet e tregut.Ne kete menyre nxenesit bien ne kontakt me norma dhe rregulla te ndryshme si dhe me legjislacionin tipik sipas llojit te deges dhe te veprimtarise.
Edhe pajisja e FU eshte e orientuar nga ndermarrjet reale. Ne FU perdoren mjete te shumta pune. Ne pajisjet baze permendim kompiuterat dhe soft-ware te pershtatshme per te mundesuar perdorimin e teknikave moderne te informacionit dhe te komunikimit. Shumica e firmave kane lidhje interneti qe u mundeson dhe lehteson kontaktet me njera tjetren.
Firmat ushtrimore shqiptare punojne ne nje rrjet qe drejtohet nga nje qender e FU i cili ka si qellim koordinimin e veprimtarise se firmave, lehtesimin e kontakteve ndermjet tyre si dhe te qarkullimit te pagesave.
|